Gratë që punojnë në Afganistan duhet të qëndrojnë në shtëpi derisa të ketë siguri të mjaftueshme, tha zëdhënësi i talebanëve Zabiullah Mujahid në një konferencë shtypi.

 

Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me gratë nga ministritë qeveritare dhe punonjësit e zyrave që nuk mund të hyjnë në ndërtesa, Mujahid tha se talebanët do të dalin me procedura specifike për të siguruar sigurinë e grave dhe që ato të mos trajtohen pa respekt.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne do të donim që ato të qëndrojnë në shtëpi derisa të mundësojmë sigurinë e tyre në zyra. Do të ketë udhëzime të qarta, askush nuk mund të pushohet nga puna, të gjithë do të marrin një pagë”, tha ai.