Talibanët thanë se kanë marrë kontrollin e plotë të provincës Panjshir – zonës së fundit në Afganistan që kontrollohej nga forcat e rezistencës.

Këto të fundit i hodhën poshtë pretendimet e grupit militant.

Konfirmime të pavarura të ngjarjeve atje tash për tash është e pamundur të sigurohen, pasi talibanët kanë ndërprerë linjat e telefonit, internetin dhe energjinë elektrike.

Talibanët kanë marrë kontrollin e shumicës së Afganistanit tri javë më parë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata kanë marrë pushtetin në Kabul më 15 gusht, pas rënies së Qeverisë së mbështetur nga Perëndimi.

Që atëherë ka pasur luftime të ashpra në Luginën Panjshir – në veri të kryeqytetit Kabul – ku Fronti Kombëtar i Rezistencës ka kundërshtuar sundimin taliban.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, lëshoi një deklaratë të hënën, duke thënë se Panjshiri tani është nën kontrollin e luftëtarëve talibanë.

Zëdhënësi i Frontit Kombëtar të Rezistencës tha se këto pretendime janë “të pavërteta”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në mediat sociale janë postuar fotografi që duket se tregojnë talibanët duke qëndruar para kompleksit të guvernatorit të provincës Panjshir./ Rel