Talebanët kanë njoftuar krijimin e një qeverie  të përkohshme në Afganistan, pas disa ditësh diskutime pa sukses për formimin e qeverisë së re.

Qeveria e përkohshme do të udhëhiqet nga një prej themeluesve të tyre dhe me një militant të kërkuar nga FBI si ministër i brendshëm.

Talebanët kanë njoftuar ministrat e ri do të punojnë në cilësinë e kujdestarit deri sa të formohet një qeveri e mirëqene.

Zëdhënësi i talebanëve, Zabiullah Mujahid ka njoftuar emrat e disa ministrave në detyrë të kabinetit qeveritar të ri në Afganistan. Mullah Mohammad Hasan Akhund u emërua si udhëheqës i qeverisë së re.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne e dimë që njerëzit e vendit tonë kanë pritur për një qeveri të re,” shtoi zëdhënësi Zabihullah Mujahid.

Abdul Ghani Baradar do të jetë nënkryetar i saj  dhe Sirajuddin Haqqani është emëruar si ministër i brendshëm.

Talebanët morën nën kontroll pjesën më të madhe të vendit më shumë se tre javë më parë. Njoftimi i kabinetit në detyrë është një hap kyç në formimin e një qeverie talebane.

Emërimet e tjera përfshijnë Mullah Yaqoob si ushtrues detyre i ministrit të mbrojtjes dhe Mullah Abdul Salam Hanafi si zëvendës i dytë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sarajuddin Haqqani, ministri i ri në detyrë i brendshëm, është kreu i grupit militant të njohur si Rrjeti Haqqani.