Së paku katër njerëz kanë vdekur nga një zjarr shumë i madh në një bllok të banesave të larta në qytetin lindor të Spanjës, Valencia, njoftuan shërbimet emergjente.

Zjarri e përfshiu bllokun banesor 14-katesh në lagjen Campanar dhe u përhap në një ndërtesë ngjitur.

“Mund të konfirmojmë se katër njerëz kanë vdekur”, tha Jorge Suarez Torres, zëvendësdrejtor i shërbimeve emergjente për rajonin e Valencias.

Zjarrfikësit janë parë duke i shpëtuar njerëzit nga ballkonet e banesave. Besohet se 19 njerëz janë zhdukur gjatë zjarrit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Së paku 14 njerëz, përfshirë gjashtë zjarrfikës dhe një fëmijë, janë lënduar.

Flaka e zjarrit u përhap si pasojë e erërave të forta, por ka dyshime se materiali i jashtëm i djegshëm i ndërtesave ia ka mundësuar zjarrit të përhapet me shpejtësi.

Më shumë se 20 ekipe të zjarrfikësve luftuan për ta shuar zjarrin dhe njerëzve u është kërkuar të rrinë larg kësaj zone.

Ndërtesa ka 138 banesa dhe në të banonin 450 njerëz, raportoi gazeta El Pais duke cituar menaxherin e ndërtesës./REL/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";