Të paktën 9,000 gra janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori, tha në një deklaratë të premten Ministria palestineze e Shëndetësisë në një ditë që përkon në festën apo revoltën e gruas.

Po ashtu, rreth 60 mijë gra shtatzëna në Rripin e Gazës vuajnë nga kequshqyerja, dehidratimi dhe mungesa e kujdesit të duhur shëndetësor.

Rreth 5000 gra shtatzëna në Rripin e Gazës lindin çdo muaj në kushte të vështira, të pasigurta dhe jo të shëndetshme.

Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë , e cila është agjencia kryesore e ndihmës në Gaza, postoi gjithashtu një deklaratë në X (ish-Tëitter), duke thënë se mesatarisht 63 gra vriten në enklavë në ditë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Komisioneri i Përgjithshëm i UNRËA, Philippe Lazzarini tha se kërkohet më shumë punë për të mbështetur dhe mbrojtur gratë./vizionplus.tv/