Të paktën 9 persona, përfshirë 4 fëmijë dhe 3 gra, u vranë sot në Iranin juglindor nga sulmet raketore pakistaneze, njoftuan mediat zyrtare iraniane.

“Dy burra u vranë gjithashtu në sulmin me raketa në një nga fshatrat në kufi, duke e çuar numrin e të vdekurve në nëntë,” raportoi agjencia iraniane e lajmeve Irna.

Dy ditë pas sulmeve iraniane, Pakistani njoftoi sot se kishte kryer gjatë natës ndaj atyre që iu referua si sulme kundër strehimoreve terroriste në Iran.

Më herët, Pakistani u zotua për kundërpërgjigje të ashpër ndaj sulmit të Iranin në territorin e tij,

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, Pekini, i cili mban marrëdhënie të privilegjuara me Islamabadin dhe Teheranin, thotë se është i gatshëm të luaj një rol ndërmjetësues në zbutjen e tensioneve midis Pakistanit dhe Iranit./vizionplus.tv/