Përplasja mes Francës dhe Australisë ende nuk është shuar pas tensioneve të forta diplomatike për çështjen e nëndetëseve. Pas akuzave të reja nga Presidenti francez Macron, mediat australiane kanë nxjerrë disa mesazhe të komunikimit mes tij dhe kryeministrit Scott Morrison.

A duhet të pres lajme të mira apo të këqija për ambicien tonë të përbashkët të nëndetëseve?”, shkroi Macron në një mesazh drejtuar kryeministrit australian Scott Morrison  teksa u zbulua sot në mediat australiane.

Rrjedhja e mesazheve në media vjen në një kohë kur Canberra po përpiqet të rrëzojë akuzat se ka gënjyer Parisin për marrëveshjen e nëndetëseve SHBA-Australi-Britani.

Mesazhet që janë dy ditë përpara shpalljes së paktit “AUKUS” që dëshmon gjithashtu se Presidenti Macron ishte në ankth deri në minutën e fundit për fatin e marrëveshjes së nëndetëseve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në shtator, Australia anuloi marrëveshjen me Francën, duke zgjedhur të marrë 12 nëndetëse me energji bërthamore sipas një marrëveshjeje me SHBA-në dhe Britaninë.

Anulimi i marrëveshjes me Parisin shkaktoi tensione në marrëdhëniet mes dy vendeve, ku Emanuel Macron deklaroi të dielën se kryeministri i Australisë, Scott Morrison e ka gënjyer. Nga ana e tij, Morrison mohoi pretendimin e presidentit francez.