Burime nga inteligjenca perëndimore bëjnë me dije se 3 komandantë të ushtrisë ruse janë vrarë në luftimet e fundit, ndërsa përpiqeshin që me mjetet e tyre të afroheshin në linjat e frontit.

Sipas të dhënave një zv/komandant i Forcave të Kombinuara u vra me snajper, ndërsa dy viktimat e tjera ishin një komandant divizioni dhe tjetri regjimenti.

Në orët e fundit, komandantët rusë janë përpjekur të lëvizin trupat e tyre përpara për të marrë më shumë zona në kontroll pasi shumë prej operacioneve janë bllokuar, kjo edhe për shkak të rezistencës.

Mendohet që komandantët rusë që u vranë nuk kishin urdhër për të avancuar, por thjesht donin të tregonin personalitetin e tyre në fushëbetejë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";