Perspektiva për të rritur produktivitetin në trojet shqiptare është e pashpresë për arsye se Kosova dhe Shqipëria kanë numrin më të lartë të rinjve 15-24 vjeç, që nuk janë as në punë e as në shkollë.

INSTAT raportoi se 25,5% e të rinjve të grupmoshës 15-24 vjeç në Shqipëri nuk kishin asnjë angazhim në vitin 2019, ndërsa në Kosovë në të njëjtin vit ishin 33% e të rinjve në këtë gjendje.

Në vendet e tjera të Rajonit dhe BE kjo përqindje është shumë më e ulët.

Në Maqedoninë e Veriut në vitin 2019 ishin vetëm 18 për qind e të rinjve nuk ishin as në punë as në shkollë. Kategoria e të rinjve “dembelë” ka pësuar rënie të dukshme gjatë dy viteve të shkuara në Maqedoni, pasi në vitin 2017 Maqedonia kishte 25% të rinjve as në punë dhe as në shkollë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Malin e Zi përqindja e të rinjve që as nuk punon dhe as nuk person është 17%, ndërsa në Serbi 15%, ndërsa në vendet e BE ky tregues ishte 10% në vitin 2019.

Situata e tregut të punës së të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor karakterizohet nga pasivitet i lartë, nivele të larta papunësie të vazhdueshme, punësim në sektorin informal dhe emigrim të lartë.

Pjesëmarrja e forcës punëtore të të rinjve në Ballkanin Perëndimor ishte e ulët në raport me standardet evropiane dhe mbeti pothuajse e pandryshuar vitet e fundit.

Në vitin 2018, shkalla e punësimit arriti afër 20 për qind për njerëzit e moshës 15-24 vjeç krahasuar me 35 për qind në BE. Shkalla e punësimit ishte veçanërisht e ulët për vajzat e reja në krahasim me djemtë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe ato të rinj në punësim më shumti janë me kontrata të përkohshme. 1 në 4 persona të rinj të punësuar është me kontratë të përkohshme.

Cilësia e dobët e arsimit, e cila nuk arrin të përmbushë kërkesat e tregjeve të punës, konsiderohet një nga shkaqet kryesore të shkallës së lartë të papunësisë së të rinjve në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor./Monitor