Katër persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën pas të shtënave në një rezidencë në King City, Kaliforni, njoftuan autoritetet dje.

Incidenti ndodhi të dielën pasdite pas një feste në një pallat ku tre burra u gjetën të vdekur brenda me plagë me armë zjarri dhe një grua u dërgua në një spital lokal ku u shpall e vdekur, thanë autoritetet.

Tre burra të tjerë me plagë me armë zjarri u dërguan në një spital të Salinas për ndihmë mjekësore, sipas një deklarate të dërguar me email nga Departamenti i Policisë së King City.

Policia tha se tre persona dolën nga një automjet dhe filluan të qëllonin mbi njerëzit në kopshtin e rezidencës. Sipas të njëjtit burim, një hetim është duke u zhvilluar./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";