Dy gjimnazistë, 16 dhe 17 vjeç, u vranë të premten nga të shtënat me armë zjarri në Çikago të SHBA.

Ndërsa po dilnin nga shkolla me katër shokë të tjerë të klasës, dy makina u ndalën pranë tyre dhe personat me kapuç dolën dhe hapën zjarr ndaj tyre, sipas raportimit të gazetës Chicago Tribune.

Dëshmitarët okularë raportuan se personat e armatosur qëlluan rreth 20 herë, ndërsa një polic që ishte më vonë në vendngjarje foli për një sulm të mirëmenduar.

Dy studentët u dërguan në spitalin Northwestern Memorial në gjendje kritike, ku u humbën jetën prej plagëve të tyre pak kohë më vonë, tha zëvendës shefi i policisë John Hine.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Departamenti i Policisë së Çikagos po kryen një hetim për të identifikuar autorët dhe për të përcaktuar motivin e sulmit. /vizionplus.tv