Tre persona janë vrarë në SHBA, si pasojë e të shtënave  në periferi të Filadelfias , ndërsa autori  i dyshuari për sulmin u largua me një makinë të vjedhur, sipas policisë dhe mediave lokale.

Policia e Falls Township dhe guvernatori i Pensilvanisë Josh Shapiro u kërkuan banorëve të periferisë në veri të Filadelfias të mos dalin nga banesat e tyre, nëse nuk është e nevojshme.

Autoritetet kanë njoftuar se i riu mbetet ende në arrati dhe rrezikshmëria është e lartë.

“Autori është i armatosur dhe i rrezikshëm, dhe vendndodhja e tij nuk dihet. Ne po hetojmë me ndihmën e zyrës së prokurorit të qarkut dhe FBI. Ai është i dobët, mban të veshur xhup të errët me kapuç. Ndër të tjera mban me vete një pushkë, por mendohet se ka armë tjetër me vete“, deklaruan ata.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas mediave lokale, i dyshuari, një burrë 26-vjeçar që u largua me një makinë të vjedhur, vrau dy persona jashtë një shtëpie në Falls Township dhe më pas vrau një person të tretë brenda shtëpisë.

Ai u arratis duke vjedhur një makinë të dytë. Autoritetet po punojnë për kapjen e autorit.