Dy persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën nga të shtënat para një gjykate në Stamboll. Dy autorë, një burrë dhe një grua, hapën zjarr në oborrin e Gjykatës së Çaglayan, duke vrarë dy dhe duke plagosur pesë, përfshirë tre oficerë policie, afër mesditës, tha Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.

“Kishte një përpjekje për të sulmuar postbllokun përballë gjykatës së Çaglayan të Stambollit. 2 sulmues u vranë dhe 5 persona, duke përfshirë 3 oficerë policie, u plagosën”. tha ministri turk.

Policia parandaloi një sulm në një pikë kontrolli sigurie në gjykatë, e cila dyshohet se ishte objektivi i sulmit.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për sulm terrorist./vizionplus.tv./

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";