Të paktën 13 persona u plagosën nga të shtënat që u regjistruan në stacionin Sunset Park të metrosë së New Yorkut.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit.  Në qytet janë vendosur agjentë kundër terrorizmit, pasi në atë metro u zbulua dhe një sasi eksplozivi e pa shpërthyer.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mediat e huaja raportojnë se autori i dyshuar kishte veshur një maskë gazi dhe një jelek portokalli. Po ashtu thuhet se ai ishte i veshur si punonjës i Autoritetit të Transportit Metropolitan, ndaj kjo gjë e ka lejuar atë që të përzihej me turmën dhe të arratisej.