Ish-futbollisti, Massimo Brambati, ka lëshuar deklarata të forta ditën e djeshme, duke turbulluar opinionin sportiv.

Në qendër të fjalëve të tij ka qenë portieri shqiptar Thomas Strakosha, për të cilin u shpreh se ishte dëmtimi i tij ishte mashtrim, pasi në të vërtetë është i infektuar me Koronavirus, së bashku me lojtarin Kessie të Milanit.

Por fjalët e Brambatit nuk janë pritur aspak mirë në familjen e Strakoshës, teksa vëllai i tij ka reaguar menjëherë në lidhje me këto deklarata.

Sipas Dimitris këto janë vetëm gënjeshtra dhe po të mos ishte për moshën e Brambatit, atëherë do të shiheshin në sallën e gjyqit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Duhet të ndihesh i turpëruar që shpërndan gënjeshtra. Nëse nuk do të kisha respekt për moshën tënde, atëherë unë personalisht do t’ju padisja për keqinformim”, ka qenë reagimi i vëllait të Thomas Strakoshës.