Sipas të dhënave izraelite, personat e vaksinuar me Pfizer janë më të rrezikuar nga Delta se sa personat që janë shëruar nga virusi.  Të dhënat, janë botuar në medRxiv, por ende nuk janë rishikuar nga studiues të tjerë, shkruan The Guardian.

Rezultatet janë në kontrast me studimet e mëparshme që sugjerojnë se imunizimi ofron mbrojtje më të mirë sesa infeksioni i mëparshëm, megjithëse në ato studime nuk u përfshi varianti Delta.

Sidoqoftë, rezultatet ishin të qarta.  Personat që morën të dyja dozat e Pfizer-BioNTech ishin 7 herë më të rrezikuar nga Delta se sa personat që ishin rikuperuar nga Covid. Këto të dhënat tregojnë se imuniteti natyror siguron mbrojtje më të gjatë dhe më të fortë kundër infeksionit, sëmundjeve simptomatike dhe shtrimit në spital.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";