Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbërritur në Moskë për të takuar Presidentin rus Vladimir Putin.

 

Analistët thonë se nga Rusia, Scholz duhet të përcjellë mesazh të qartë se perëndimi ka unitet dhe se nuk mund të përçahet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vizita e Scholz në Moskë është në kuadër të përpjekjeve diplomatike për të zbutur tensionet e larta mes Kievit dhe Moskës, ndërsa zyrtarët perëndimorë të zbulimit paralajmërojnë se një sulm rus ndaj Ukrainës është gjithnjë e më i afërt.

 

Përpara takimit, ai mori pjesë në një ceremoni të vendosjes së kurorave në Varrin e Ushtarit të Panjohur pranë Murit të Kremlinit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";