Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe homologu i tij rus Vladimir Putin zhvilluan bisedën e radhë telefonike mes tyre që zgjati 50-minuta, në përgatitje të takimit të shumë pritur që do të mbahet më 10 janar.

Në qendër të bisedës mes presidentit amerikan dhe atij rus ishte kriza në Ukrainë, ku ditët e fundit ka pasur lëvizje të trupave pranë kufirit. Sipas disa ekspertëve, Kremlini ka testuar gjithashtu raketa hipersonike për të treguar supermacinë e tij në rajon.

Një nga çështjet në tryezën e bisedimeve, e cila pritet të njohë një fazë të re në Gjenevë më 10 janar, është edhe anëtarësimi i Ukrainës në NATO.

Putin, raporton Kremlini, u shfaq “i kënaqur” me bisedën telefonike me homologun e tij amerikan. Udhëheqësi rus paralajmëroi Biden kundër miratimit të sanksioneve kundër Moskës, duke paralajmëruar se ky do të ishte “një gabim kolosal”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë raporton se Biden ka shprehur mbështetje për zgjidhje diplomatike, por e ka bërë të qartë se SHBA dhe aleatët dhe partnerët e saj do të përgjigjen me vendosmëri nëse Rusia pushton Ukrainën dhe se progres thelbësor në dialog mund të ndodhë vetëm në një mjedis de-përshkallëzimi dhe jo përshkallëzimi.