Një hajdut “profesionist” shqiptar, i cili u përpoq të largohej nga Britania e Madhe së bashku me sendet që kishte vjedhur në Malvern, është burgosur.

Sipas medieve të huaja bëhet fjalë për Arkand Pitarka, i cili u kap në aeroportin Luton teksa po përpiqej të ikte nga Britania.

Vjedhja e tij e fundit ndodhi në Malvern më 3 nëntor të vitit të kaluar.

Pitarka arriti të merrte një sasi të konsiderueshme bizhuterish, por kishte lënë ADN-në e tij në xhamin e shtëpisë që vodhi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tani ai është dënuar me 6 vite dhe akuzohet për 5 vjedhje në pesë shtëpi në zonat e pasura të Worcestershire, Gloucestershire dhe Essex./vizionplus.tv