Një 30-vjeçar është kapur pas parvazit të ballkoni në përpjekjepër të shpëtuar jetën e tij, ndërsa zjarri përfshiu një banesë në katin e 19-të në zonën Lalbaug të Mumbait.

Pak sekonda më vonë, ai humbet kontrollin e tij dhe bie, duke ndërruar jetë në vend.

“Pasi shpërtheu zjarri, Arun Tiwari, një roje sigurie, nxitoi në katin e 19-të. Shumë shpejt ai e kuptoi se ishte bllokuar dhe për të shpëtuar veten, u var tek ballkoni. Ai u kap në parmakë për disa minuta, duke humbur kontrollin dhe duke rënë”, tha agjencia e lajmeve PTI, duke cituar një zyrtar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Disa orë më vonë, një zyrtar civil i Mumbait tha se zjarri ishte vënë nën kontroll, dhe zyrtarët e sigurisë ishin brenda ndërtesës për të përcaktuar shkakun e incidentit.