Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Pakistanin dhe Afganistanin. Si pasojë e lëkundjeve të forta janë shënuar 12 viktima dhe mbi 100 të plagosur.

 

Tërmeti me magnitudë 6.5 dëmtoi ndërtesa dhe shkaktoi panik tek qytetarët, të cilët braktisën banesat e tyre.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tërmeti që goditi të martën në mbrëmje dy vendet, mësohet se e kishte epiqendrën në një rajon malor në veri-lindje të Afganistanit, pranë kufirit me Pakistanin.

 

Lëkundjet nga lugina e largët Jurm u ndjenë deri në Indi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ishte një dridhje e tmerrshme. Unë kurrë nuk kisha ndjerë një dridhje të tillë më parë në jetën time,” tha banorja e Kabulit Khatera për agjencinë e lajmeve AFP pasi doli me nxitim nga apartamenti i saj i katit të pestë.

 

Nëntë nga vdekjet e konfirmuara u raportuan në rajonin e luginës së Khyber Pakhtunkhëa në Pakistan.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tre të tjerë u vranë në Afganistan, tha zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë së vendit. Një fëmijë ishte në mesin e të vrarëve në provincën Laghman pranë kufirit të vendit me Pakistanin, raportoi AFP.

 

Shumë familje kishin dalë nga shtëpitë e tyre duke festuar Vitin e Ri Persian kur vendi u godit nga tërmeti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";