Një tërmet me magnitudë 3.9 ka goditur jugun e Italisë mëngjesin e sotëm. Epiqendra ka qenë në zonën Campi Flegrei (Fushat Flegrae)  pak larg nga Napoli .

Tërmeti me thellësi fokale prej tre kilometrash është ndjerë nga banorët, disa prej të cilëve kanë dalë nga banesat e tyre.

Autoritetet, pas kontrolleve në zonën e gjerë, kanë bërë të ditur se nuk ka të lënduar dhe nuk janë shënuar dëme materiale. Në zonën e Cambi Flegreit vihet re një aktivitet i vazhdueshëm vullkanik , me lëkundje të shpeshta sizmike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";