Rezultatet e testeve të antitrupave në Itali treguan se 1.48 milion njerëz, ose 2.5% e popullsisë, kanë pasur koronavirus.

Vlerësimi është gjashtë herë më i madh se numri zyrtar i rasteve të konfirmuara, raporton BBC.

Në testime morën pjesë rreth 65,000 italianë, si pjesë e një fushate për të vlerësuar shkallën e përhapjes së koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Zyrtarët shëndetësorë theksuan se testet nuk kishin për qëllim të përcaktonin nëse italianët që posedojnë antitrupa, tashmë janë të sigurtë nga koronavirusi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Italia ka rreth 60 milionë banorë.

Ky vend konsiderohet si njëri nga më të goditurit në botë nga pandemia e koronavirusit.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, me seli në SHBA, deri më 3 gusht, në këtë vend janë infektuar me koronavirus 248,229 persona, ndërsa 35,166 kanë vdekur./R.E.L

Testet e antitrupave tregojnë se 2.5% e italianëve janë infektuar me koronavirus shkruan Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";