Tetë të rinj kanë humbur jetën nga asfiksia me gaz në fshatin Tribistovo, Komuna Posushje, në jug të Bosnje e Hercegovinës.

Viktimat janë gjimnazistë dhe studentë, katër vajza dhe katër djem, të moshave 18-20 vjeç.

Tragjedia ndodhi gjatë festimit të Vitit të Ri.

Komisionari i policisë i Kantonit të Hercegovinës perëndimore, Millan Galliq, tha për televizionin N1 se policia ndodhet në terren dhe se hetimet janë duke vazhduar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për asfiksi”, tha Galliq, për të shtuar se informacionet e tjera do të jenë në dispozicion pas kryerjes së hetimeve.

Qeveria e Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës shpalli 4 janarin ditë zi në këtë entitet.

Zyrtarët e Bosnjës, përfshirë anëtarët e Presidencës, Zhelko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq, u shprehën ngushëllime familjarëve./ REL

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";