Një kandidat i partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është sulmuar me thikë mbrëmë në Mannheim, në jug të Frankfurtit.

Politikani gjerman i cili kandidon në zgjedhjet lokale është shtruar në spital, mjekët i kanë bërë qepje dhe gjendja e tij nuk ngjall shqetësim, siç raportojnë mediat gjermane.

Sipas përfaqësuesit të partisë AfD, Emil Zetse, viktima është 62-vjeçari Heinrich Koch, i cili u sulmua nga gjithsej tre persona, por njëri prej tyre e goditi me thikë. Dy të tjerët u larguan, raporton gazeta gjermane Bild.

Në të njëjtën zonë, të premten e kaluar, një 25-vjeçar afgan plagosi gjithsej gjashtë persona – duke përfshirë një polic – në sheshin qendror të tregut të Mannheim, në një ngjarje të organizuar nga lëvizja anti-islamike Pax Europa (BPE). Polici 29-vjeçar dha frymën e fundit pasi luftoi për tre ditë për të mbajtur veten në jetë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithçka filloi kur kandidati i AfD, Heinrich Koch, pa në sheshin Mannheim tre burra që grisnin postera të politikanëve nga partia e tij Alternativa për Gjermaninë. Dhe kur ai u vërsul drejt tyre, njëri prej tyre e sulmoi me thikë. Policia ka arrestuar njeriun që goditi me thikë politikanin gjerman, por deri më tani nuk ka dhënë asnjë informacion për identitetin e tij. /vizionplus.tv