Katër persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur, përfshirë dy oficerë policie, pas një sulmi me thikë që ndodhi sot në Queens të Nju Jork-ut.

 

Efektivët e policisë në orët e para të së dielës gjetën viktimat në një shtëpi që i ishte vënë zjarri, ndërsa autori ka goditur me thikë drejt dy policëve para se njëri prej tyre ta qëllonte për vdekje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një konferencë për shtyp, policia konfirmoi se mori një telefonatë nga një grua e cila tha se kushëriri i saj po vriste anëtarët e familjes së saj.

 

Dy oficerë u dërguan në adresën e dhënë, ku panë një mashkull që po dilte jashtë godinës. Kur ata u përpoqën të flisnin me të, ky i fundit goditi njërin prej policëve me thikë në qafë dhe gjoks dhe tjetrin në kokë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Megjithatë njëri nga oficerët ka mundur të nxjerrë armën e tij dhe ka qëlluar të dyshuarin, i cili ka ndërruar jetë pas transportimit në spital.