Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Pensilvanisë në SHBA.

Një 32-vjeçar vrau babanë e tij 68-vjeçar dhe më pas postoi një video në Youtube ku tregonte kokën e prerë të viktimës.

Sipas Daily Mail, 32-vjeçari Justin Mohn i preu kokën babait të tij, një punonjës federal i quajtur Michael, në shtëpinë e tyre në Leviton të hënën pasdite.

Më pas ai bëri videon ku fajësonte qeverinë federale për “turmat” dhe emigrantët e paligjshëm  që ai beson se po shkatërrojnë SHBA-në.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Videoja e tmerrshme 14-minutëshe, e cila mbeti e postuar për gjashtë orë në YouTube  para se të hiqej përfundimisht të martën, tregon Mohn që mban kokën e të atit në një qese plastike.

“Ky është babai im. Tani ai është në ferr ku do të kalojë përjetësinë si tradhtar i vendit të tij”.

Mohn më pas ofron një shpërblim prej 1 milion dollarësh për këdo që vret një zyrtar të lartë qeveritar, siç është drejtori i FBI-së ose Prokurori i Përgjithshëm i SHBA.

Koka e babait 68-vjeçar të Mohn u gjet në banjën e shtëpisë në Leviton nga policia që u thirr në vendngjarje rreth orës 19:00 të së hënës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

32-vjeçari u arrestua një ditë më pas dhe autoritetet arritën shpejt të konfirmonin se klipi tronditës që ai kishte ngarkuar në llogarinë e tij në YouTube me 115 ndjekës ishte dëshmi e krimit të tij të tmerrshëm./vizionplus.tv