Pa kaluar ende 24 orë nga shpërthimi tronditës në Bejrut, në rrugët e kryeqytetit Libanez mbizotëron frika dhe paniku, ndërsa njerëzit kërkojnë familjarët e tyre nën gërmadhat e ndërtesave të shembura.

Shumë njerëz menduan se bëhej fjalë për një tërmet, pasi përpara shpërthimit një lëkundje toke mbi 4 ballë përfshiu qytetin.

“Sapo dëgjuam shpërthimin e parë dolëm të shikonim se çfarë po ndodhte. Nuk kishim kohë të mendonim që mund të kishte një shpërthim të dytë. Xhamat e dritareve shpërthyen para meje.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“ Ne ishim në shtëpi dhe menduam se bëhej falë për shpërthim fishekzjarrësh. Vetëm pak sekonda më vonë presioni i ajrit na tronditi”

“Unë ndodhesha në shtëpinë time e cila ndodhet larg nga këtu, e dëgjova shpërthimin e parë pasi shtëpia u lëkund, dhe pastaj shpërthimin tjetër të madh, dhe në ato moment isha i shqetësuar vetëm më gruan dhe fëmijët e mi”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Disa persona kanë shpërndarë ne rrjete sociale momentin kur shpërthimi tronditi shtëpitë e tyre, të fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Nje tjeter video tregon çastin e shpërthimit gjatë xhirimeve të klipit të martesës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një tjetër video që ka marrë vëmendje është edhe momenti kur një prift po kryente ritet kishtare. Ai nuk është trembur nga shpërthimi, pavarësisht se muret e kishës filluan të dridhen.

Shkalla e eksplozionit në Bejrut ishte aq e madhe, sa përveç viktimave e të plagosurve, mijëra njerëz kanë mbetur të pastrehë pasi shtëpitë e tyre janë bërë të pabanueshme.

Tmerri në rrugët e Bejrutit, banorët vuajnë shpërthimin katastrofik shkruan Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";