Policia në shtetin brazilian Goias, ka gjetur 300 kg marijuanë të fshehur brenda dy arkivoleve, që po transportoheshin në një makinë funerali, shoferi i të cilës tha se ishin viktima të covid 19.

Në një deklaratë për shtyp, policia braziliane tha se kishte ndaluar makinën e funeralit për një kontroll rutinë. Por më pas, shoferi 22 vjecar, ishte dukur nervoz dhe nuk kish mundur të ofronte dokumentat e nevojshme për transportin e trupave, që ai pretendonte se ishin kufoma të të vdekurve nga koronavirusi.

Policia thotë se arkivolet ishin mbuluar me qese, që sipas shoferit duhej të pengonte përhapjen e sëmundjes. Policia hapi më pas arkivolet dhe gjeti në ta 300 kg kanabis. Droga dhe shoferi u dërguan në një stacion policie. Brazili aktualisht ka 978 mijë raste të kovid 19 dhe më shumë se 47 mijë viktima të sëmundjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";