12 viktima dhe dhjetëra te plagosur është bilanci i një tragjedie te ndodhur ne Republiken Domenikane. Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë kryeqytetit, ne një qendër tregtare.

 

Në mesin e viktimave raportohet te ketë qenë edhe një foshnje, teksa më shumë se 60 persona pësuan djegie në 30 deri në 40% të trupit. Shkaku  i shpërthimit ende nuk është i qartë dhe autoritetet nuk kanë dhënë nje informacion.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

11 persona janë të zhdukur dhe ekipet e shpetimit jane angazhuar per te vene nen kontrol zjarrin mes ndërtesave të shembura dhe automjeteve të djegura.Shumë janë ende në pritje për të mësuar fatin e të afërme të tyre. Shpërthimi tronditi zonën tregtare të qytetit, duke shkaktuar një zjarr ndersa rete e tymit mbuluan qiellin.