Një djalë 15-vjeçar në Kaliforni, SHBA u qëllua për vdekje nga një oficer policie në zonën e Apple Valley.

I riu, siç shihet në videon e kamerës me uniformë të efektivëve të përfshirë në ngjarjen fatale pasditen e së shtunës, ka sulmuar me mjet kopshti punonjësin e policisë.

Incidenti ndodhi kur autoritetet e San Bernardino morën një telefonatë për një incident në familje në zonën e Luginës së Apple.

Ankesa thoshte se 15-vjeçari Ryan Gainer kishte sulmuar motrën e tij duke thyer dritaret dhe dyert në shtëpinë e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Videoja regjistroi të riun duke dalë nga shtëpia duke mbajtur në duar mjetin “i cili kishte një teh të mprehtë” dhe duke lëvizur kërcënues drejt policit, i cili dëgjohet duke i bërtitur “tërhiqu, tërhiqu ose do të të qëlloj”.

Sipas policisë, “Gainer ka ndjekur oficerin për t’i sulmuar me tehun e mprehtë të mjetit pa asnjë provokim nga oficeri me uniformë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas mediave lokale në Kaliforni, më pas oficeri ka qëlluar në drejtimin që po lëvizte 15-vjeçari, duke e plagosur për vdekje. I riu dha frymën e fundit në spitalin ku ishte dërguar i plagosur rëndë.