Tre policë amerikanë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në një shkëmbim zjarri ndërsa autoritetet u përpoqën të arrestonin një të dyshuar në Karolinën e Veriut.

Të paktën një i dyshuar u gjet i vdekur në oborrin e shtëpisë pasi oficerët iu përgjigjën zjarrit, tha Departamenti i Policisë Charlotte-Meckleburg pas përplasjes gati tre orëshe.

Presidenti i SHBA Joe Biden shprehu ngushëllimet dhe mbështetjen e tij për familjet e të vdekurve dhe të plagosurve dhe familjeve të tyre, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Vdekjen e tre pjesëtarëve të forcave të sigurisë e ka konfirmuar Ministria e Drejtësisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndër të plagosurit, një oficer policie është në gjendje kritike, tha policia.

Oficerët u sulmuan kur shkuan për të kryer një urdhër arresti për një burrë me një dënim të mëparshëm, i cili kërkohej për armëmbajtje pa leje, u tha gazetarëve shefi i policisë Charlotte-Meckleburg, Johnny Jennings. /vizionplus.tv