Kandidati presidencial i partisë në pushtet në Korenë e Jugut, Lee Jae-myung shkaktoi një debat këtë javë, pas propozimit për lejimin e sigurimit publik të kujdesit shëndetësor, për të mbuluar trajtimin e rënies së flokëve.

 

Ai e bëri këtë premtim duke thënë se rreth 10 milionë njerëz vuajnë nga rënia e flokëve, por shumë prej tyre nuk i përballojnë kostot e trajtimit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Propozimi i tij shkaktoi reagime të shumta. Lee Sang-ee, një profesor në shkollën mjekësore të Universitetit Kombëtar Jeju, tha se sigurimi kombëtar shëndetësor mund të lëkundet nëse shpenzon qindra miliarda dollarë për të mbuluar rënien e flokëve, kur është krijuar për të ndihmuar ata që vuajnë nga sëmundje serioze.