Policia nuk sheh “asnjë motiv tjetër përveç terrorizmit” për momentin, tha prokurori Markus Kaspers, i cili po heton sulmin me thikë në Festivalin e Solingenit, në të cilin tre persona vdiqën dhe tetë të tjerë u plagosën.

Gjatë një konference për shtyp, drejtori i policisë Torsten Fleiss konfirmoi se sulmuesi kishte synuar në mënyrë specifike qafën e viktimave të tij, gjë që fillimisht ishte mohuar.

Duke iu referuar viktimave dhe të plagosurve, Fleiss deklaroi se të vdekurit janë një burrë 67-vjeçar , një burrë 56-vjeçar dhe një grua 56-vjeçare , ndërsa katër po luftojnë për jetën dhe se autori do të përballet me akuzat për të paktën tre vrasje.

Në orët e para të mëngjesit u arrestua një djalë 15-vjeçar, i cili përfundimisht rezultoi se nuk ishte autori i sulmit, por mësohet se para sulmit ai ishte duke biseduar me dikë që i përshkruante planet e sulmit.

Prokurori Markus Caspers u shpreh se autoritetet janë ende në kërkim të motiveve dhe në kërkim të një autori mashkull.

Nuk ka asnjë lidhje të qartë midis njerëzve që u sulmuan dhe autorit thanë autoritetet, duke shtuar më shumë dyshimet për një sulm terrorist./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";