Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë, ku një 18-vjeçar është arrestuar nga policia për vrsjen e nënës së tij.
Sipas mediave greke, mësohet se i riu e ka torturuar nënën e tij dhe e ka mbytur me peshqir, derisa ajo humbi jetën.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, 54-vjeçares iu gjet gjak në veshë dhe sy. Në deklarimin e tij në polici, i riu nuk kishte shprehur pendesë për krimin e rëndë, ndërsa kishte deklaruar se kishte kohë që e mendonte një gjë të tillë.
Sipas fqinjëve, gruaja kishte pasur konflikte të vazhdueshme me të birin. Nga zbardhja e dinamikës, nënë e bir kanë qenë së bashku në dhomën e ndenjes duke parë televizor, ku më pas 18-vjeçari ka shkuar në tualet ku ka marrë një peshqir dhe ka kryer aktin e rëndë, ku e mbështolli peshqirin rreth qafës së nënës së tij dhe e mbyti atë./vizionplus.tv