Qyteti gjerman i Shtutgartit pati një natë të paprecedentë dhune. Ajo që nisi si një festë të rinjsh gjatë fundjavës në park, përfundoi në përleshje me policinë dhe thyerjen e vitrinave të disa dyqaneve. Mediat vendase e përshkruajnë si një nga trazirat më të forta që Shtutgarti ka përjetuar në historinë moderne.

Anwar S., një 18-vjeçar që pa me sytë e tij të gjithë ngjarjen, thotë se nuk e kupton përse pas përplasjeve me policinë, të rinjtë u kthyen e dëmtuan dyqanet. “ Iu duk se ishin në një nga ato filmat amerikanë, kur mund të bësh çdo gjë”, u shpreh ai. Përleshjet nisën mbrëmjen e së shtunës dhe vazhduan edhe ditën e diel.

Situata u përshkallëzua kur një adoleshent u përpoq t`i largohej efektivëve që kishin nisur kontrolle për lëndë narkotike dhe ata e ndoqën nga pas. Në atë moment, grupe të tjera që ishin duke festuar, u mblodhën në shenjë solidariteti dhe sulmuan policinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

19 policë mbetën të plagosur, ndërsa pati edhe grabitje në një argjendari, një dyqan telefonësh celularë dhe një tjetër për veshje sportive. Llogaritet se rreth 500 persona u përfshinë në trazira, shumica të rinj. Autoritetet thonë se alkooli i konsumuar me shumicë mund të ketë luajtur rol në episodin që tronditi qytetin.