Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mbrojtur ndjekësit e teorive të komplotit QAnon, pasi Facebook vendosi të fshijë qindra faqe dhe grupe të lëvizjes komplotiste të ekstremit të djathtë.

“Unë nuk di shumë për këtë lëvizje, por unë e kuptoj që ata më duan shumë dhe e vlerësoj”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Facebook njoftoi se ka hequr rreth 800 grupe QAnon për postimet e tyre, që “reklamojnë” dhunë dhe armë.

QAnon është një grup ndjekësish të teorive konspirative të ekstremit të djathtë, sipas të cilit ekziston një komplot sekret hipotetik i organizuar nga një shtet i thellë (grupi i të ashtuquajturave “fuqi të forta”) kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe mbështetësve të tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Trump mbron komplotistët e QAnon: Më duan dhe e vlerësoj appeared first on Vizion Plus.