Donald Trump ka treguar se si bashkëshortja e tij, Melania reagoi në ditën kur 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks tentoi ta vriste.

Siç përshkroi kandidati republikan, Melania po ndiqte fjalimin e tij të fushatës drejtpërdrejt në televizion.

Ajo po shikonte, po shikonte live. Ishte kudo. Ishte në TV”, pohoi ai duke folur me gazetaren Laura Ingraham.

“Melania e ka ende të vështirë të flasë për atentatin ndaj meje më 13 korrik. Është në rregull, kjo do të thotë se ajo më pëlqen – ajo më do mua”, tha ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pavarësisht asaj që ndodhi, Trump vazhdon të ketë simpati për agjentët e Shërbimit Sekret edhe pse ata nuk arritën ta mbrojnë atë.

“Dua të them vetëm një gjë për shërbimet sekrete… ata ishin shumë të guximshëm. Plumbat fluturonin mbi mua”, tha Trump. /vizionplus.tv