Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump hodhi sërish akuza për manipulime të votave. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai pretendoi se deri natën e kaluar ishte para Joe Biden në shumë shtete kryesore. Por më pas, sipas Trump, avantazhi u zhduk me magji.

 

“Natën e kaluar unë udhëhiqja, shpesh në mënyrë solide, në shumë shtete kryesore, në pothuajse të gjitha ato që drejtoheshin dhe kontrolloheshin nga demokratët. Pastaj, një nga një, avantazhet u zhdukën me magji, ndërsa numëroheshin hedhjet e befasishme të votave. Shumë e 5uditshme. Ata që bëjnë sondazhe ishin tërësisht dhe historikisht të gabuar.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe më herët gjatë ditës së sotme, Donald Trump tha se janë hedhur vota në kutitë e votimit në orën 4 të mëngjesit.