Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se trupat që u vendosën në Kazakistan gjersa demonstratat e dhunshme tronditën vendin janë kthyer në shtëpi.

Trupat ishin pjesë e një force të dërguar si paqeruajtëse nga Organizata e Sigurisë së Traktatit Kolektiv, një aleancë e udhëhequr nga Rusia që përfshin gjashtë shtete ish-sovjetike.

CSTO miratoi forcën prej më shumë se 2,000 vetash më 5 janar me kërkesë të presidentit kazak Kassim-Jomart Tokajev.

Demonstratat nisën më 2 janar për të protestuar kundër rritjes së madhe të çmimeve të karburantit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ato u përhapën me shpejtësi në mbarë vendin dhe brenda disa ditësh kaluan në dhunë. Protestuesit sulmuan ndërtesat qeveritare dhe u vunë flakën atyre dhe dhjetëra njerëz u vranë në përleshjet me forcat e sigurisë së vendit.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të shtunën (15 janar) se të gjithë avionët e saj me trupa paqeruajtëse ishin kthyer. Nuk ishte e qartë nëse trupat nga vendet e tjera të CSTO mbeten në Kazakistan.

Numri i personave të vrarë në protestat në Kazakistan vazhdon të jetë i paqartë. Edhe pse zyrtarët kanë thënë se numri i viktimave është 164, Toqaev ka thënë se qindra civilë dhe forca të sigurisë janë vrarë ose plagosur.

Presidenti kazak ka pretenduar se “terroristët e trajnuar jashtë vendit” ishin pas protestave, të cilat, sipas tij, kishin për qëllim rrëzimin e Qeverisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por, analistët thonë se protestat janë më shumë një betejë për pushtet ndërmjet presidentit dhe mbështetësve të Nazarbaevit, i cili vazhdon të jetë figurë e fuqishme në vend, edhe pse u tërhoq nga udhëheqja e vendit më 2019.

Pasi shkarkoi Qeverinë, Toqaev e hoqi Nazarbaevin nga kreu i Këshillit për Siguri Kombëtare, një pozitë e fuqishme në Kazakistan.

Toqaev po ashtu ka shkarkuar kreun e Komitetit për Siguri Kombëtare, Karim Masimov, që është një aleat i kamotshëm i Nazarbaevit. Masimov është arrestuar nën akuzat për tradhti të lartë.

Edhe zyrtarë të tjerë të sigurisë janë ndaluar nga autoritetet kazake.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Toqaev ka tentuar që të sigurojë qytetarët se po punon drejt stabilitetit ekonomik, duke urdhëruar Bankën Qendrore dhe agjencinë për rregullativa financiare që të sigurohen për stabilitetin e tregut të këmbimit valutor, me qëllim që të ngrihet besimi ndaj monedhës kombëtare, tenge./R.E.L