Turqia ka vënë në pranga 13 persona, të cilët dyshohet se fyen presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, gjatë një marshimi me rastin e Ditës së Gruas.

Mijëra protestues marshuan të hënën përgjatë një rruge në Stamboll, për të denoncuar dhunën ndaj grave në Turqi, ku vetëm në virin 2020 u vranë më shumë se 400 gra.

Autoritetet turke thanë se policia inspektoi pamjet e demonstratës dhe arrestoi 13 persona, përfshirë një të mitur, të cilët morën pjesë në protestë.

Mediat turke raportojnë se të dyshuarit u arrestuan për t’u marrë në pyetje mbi parrullat të gjykuara si fyese drejt Erdogan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fyerja e Presidentit konsiderohet krim në Turqi dhe dënohet me deri në katër vjet burg.