Turqia ka vendosur t’i japë një goditje të rëndë Rusisë në luftën që ajo po zhvillon në Ukrainë.

Bëhet me dije se autoritetet turke kanë mbyllur ngushticën e Bosforit dhe të Dardaneleve për të gjitha anijet ushtarake.

Vendimi i Turqisë bazohet në Konventën e Montreux të vitit 1936, sipas së cilët ajo Turqia ka kontroll mbi dy ngushticat që lidhin Detin e Zi, i cili ndodhet në bregun jugor të Ukrainës, me Mesdheun.

Konventa garanton kalimin e lirë të anijeve që i përkasin vendeve të Detit të Zi, përfshirë këtu dhe Rusinë, në kohë paqeje, por i lejon Turqisë të mbyllë ngushticat për të gjitha anijet luftarake të huaja në kohë lufte ose nëse ajo vetë kërcënohet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të paktën katër anije ruse po prisnin vendimin e Turqisë për të kaluar nga Deti Mesdhe.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu foli sot mbi vendimin, duke thënë: “Ne zbatuam atë që thotë Montreux dhe do ta bëjmë tani e tutje”.