Autoritetet turke kanë nisur një hetim ndaj 30 personave të cilët akuzohen se kanë postuar dezinformata në rrjetet sociale për shëndetin e presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

Policia turke tha se këta persona kanë postuar “përmbajtje manipuluese” në rrejtin social Twitter duke përdorur hashtagun #olmous (i vdekur).

Ky hashtag filloi të përdorej derisa spekulimet për shëndetin e Erdoganit janë në rritje. Bashkëpunëtorët e tij janë munduar të shuajnë këto spekulime duke shpërndarë imazhe të aktiviteteve të tij.

Spekulimet për shëndetin e tij kanë qarkulluar prej vitesh. Politikanët rivalë që kundërshtojnë qeverinë e Erdogani shpesh e kanë vënë në pikëpyetje shëndetin e Presidentit.
Erdogan, 67 vjeç, iu nënshtrua një operacioni në zorrë në vitin 2011. Në vazhdimësi, presidenti turk ka mohuar raportet se kishte kancer.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të mërkurën, Erdogan mori pjesë në disa ngjarje në kryeqytetin Ankara për të shënuar 19 vjetorin e ardhjes në pushtet të partisë së tij konservatore.

“Shefi ka mbërritur nga Stambolli në Ankara. Ai është shumë i shëndetshëm”, shkroi një anëtar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim ( AKP), Ahmet Hamdi Camli.

Mediat turke thonë se spekulimet për shëndetin e zotit Erdogan u nxitën nga një video që tregonte presidentin duke ecur me vështirësi të premten e kaluar.

Muajin e kaluar, kur spekulimet për shëndetin e Erdoganit morën hov, zyra e tij për komunikim postoi një video të presidentit duke luajtur basketboll.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Erdogan shpesh shfaqet në publik dhe mban shumë fjalime në ditë. Së fundmi ai udhëtoi në Afrikë për një turne tre-ditor, si dhe në Romë për samitin e G20-ës të liderëve botërorë.

Erdogan e ka dominuar politikën turke për dekada. Ai ishte kryeministër nga viti 2003 deri më 2014. Ndërsa postin e presidentit e mban që nga viti 2014.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale turke do të mbahen në vitin 2023./R.E.L

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";