Të premten Turqia dënoi arrestimin nën dyshimin e spiunazhit, të një punonjësi në konsullatën turke në ishullin grek të Rodosit, raporton AFP

Greqia lëshoi një urdhër arresti për Sebahattin Bayram, 35-vjeçar, që punonte si sekretar në konsullatën turke.

Mediat greke raportun për arrestimin edhe të një shtetasi tjetër grek në lidhje me këtë rast, për të cilin u tha se punonte në një traget si kuzhinier.

CNN Greqi raportpi se personi i dytë dyshohet se ka raportuar në Turqi për pozicionet e anijeve të marinës greke dhe ka siguruar informacione të tjera në lidhje me forcat ushtarake greke.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Turqia tha se Greqia shkeli konventën ndërkombëtare mbi marrëdhëniet konsullore duke arrestuar punëtorin e konsullatës.

“Çështja kundër tij ishte ndërtuar nga qarqe të caktuara të gatshëm për të rritur tensionet në marrëdhëniet me Turqinë”, tha ministria.

Komunikata nuk e përmendi personin e dytë që punoi në traget.

Marrëdhëniet midis dy aleatëve të NATO-s u përkeqësuan ndjeshëm këtë vit pasi Turqia shtoi kërkimet për gaz natyror në ujërat lindore të Detit Mesdhe të pretenduara nga Greqia./ REL

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";