Turqia ka bërë me dije se zgjatja e marrëveshjes së grurit po afron.

 

Përmes një deklarate zyrtare të Ministrisë së Mbrotjes së Turqisë, u bë me dije se Ukrain dhe Rusia po përparojnë në gjetjen e gjuhës së përbashkët lidhur me këtë çështje. Gjithashtu, në deklaratë u bë e ditur se ky proces po ndërmjetësohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Informacionet e para që vijnë nga takimi janë se ka ecur pozitivisht. Ne po shkojmë drejt një marrëveshjeje për të zgjeruar korridorin e grurit,” tha ministria në një deklaratë.

 

Marrëveshja aktuale, e cila mundëson eksportin e sigurt të grurit ukrainas përmes porteve të vendeve të Detit të Zi, u rinovua për 60 ditë në mars dhe do të përfundojë më 18 maj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";