Lufta e Rusisë në Ukrainë duket se po ndryshon balancat e rendit botëror të udhëhequr prej dekadash nga Shtetet e Bashkuara.

 

Thellimi i ndasive mes Lindjes dhe Perëndimit po bëhet më evident. Por shumë vende duket se po e gjejnë veten mes dy blloqeve ndër to edhe Turqia.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që në krijimin e shtetit modern në 1923 Turqia ka synuar vetëm rrugën në perëndim, por tashmë gjerat duket sikur kanë marrë një tjetër kthesë. Një sondazh ka nxjerrë në pah qasjen e re të Ankarasë ndaj Rusisë.

 

Pothuajse dy të tretat e të anketuarve pohuan se Rusia ishte miqësore ndaj Turqisë, ndërsa më pak se një e katërta ose 24.2% besonin se Moska ishte armiqësore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas sondazhit 72.8% e turqve thanë se të dy kombet duhet të kenë një marrëdhënie të mirë, ndërsa 62.6% thanë se Rusia po jepte një kontribut pozitiv në ekonominë turke.

 

E kundërta rezulton për Shtetet e Bashkuara, marrëdhëniet me të cilën morën një kthesë të madhe pas grushtit të dështuar të shtetit më 2016.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Raportet mes dy vendeve janë ftohur më tepër gjatë viteve të fundit. Fillimisht sanksionimi i SHBA për Turqinë pasi kjo e fundit bleu sistemin rraketor rus S-400 dhe përjashtimi nga blerja e avionit modern F-35, nuk janë pritur mirë nga publiku turk.

 

Përçarja u theksua vitin e kaluar nga refuzimi i Ankarasë për të vendosur sanksione kundër Rusisë për konfliktin në Ukrainë, me qeverinë turke që zgjodhi të luante rolin e ndërmjetësit. Gjithashtu stërvitjet ushtarake në Egje, mes Greqisë dhe Shteteve të Bashkuara, shihen me mosbesim në anën tjetër.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë, turqit mbeten mbështetës të NATO-s. sipas të njëjtit sondazh, pothuajse 60%  favorizojnë vazhdimin e qëndrimit në aleancën veriatlantike.