Të paktën 54 punëtorë u dërguan me urgjencë në spital me simptoma të helmimit pasi u ekspozuan ndaj substancave toksike në ndërtesën e kompanisë për të cilën punojnë në Pensilvani, SHBA.

Incidenti ndodhi pas një rrjedhjeje kimike në ndërtesën që strehon Sharp Packaging Solutions.

Sipas CBS, 54 nga gjithsej 154 punëtorë u dërguan në një spital dhe rreth 30 duhej të qëndronin për trajtim.

Rrethanat e sakta të ngjarjes nuk janë zbardhur. Një përfaqësues i kompanisë, megjithatë, i siguroi ata se menaxhmenti po bashkëpunon plotësisht me autoritetet për të hetuar rastin. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";