Ministri i Shëndetësisë në Kosovë Arben Vitia ka njoftuar sot se nga administrimi janë hequr mbi 133 vaksina Astra Zeneca, pasi u ka kaluar data e skadencës.

Vitia konfirmoi se këto vaksina ishin pjesë e donacionit të Norvegjisë.

“Sot janë hequr nga administrimi 133 mijë e 234 vaksina nga kompania Astra Zeneca pjesë e donacionit nga Norvegjia, e që u ka skaduar afati”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ministri tha se ky nuk është një lajm i mirë për qytetarët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Natyrisht se kjo nuk është një lajm i mirë. Si ministri e Shëndetësisë qysh në fillim kemi lajmëruar se afati i tyre është 31 gushti i këtij viti. Pavarësisht kësaj ka pasur edhe shumë dezinformata përfshirë këtu edhe nga deputetët të Kuvendit të Kosovës për afatin e këtyre vaksinave. Kjo ka ndikuar dukshëm në uljen e interesimit të qytarëve për të marrë këtë vaksinë e deri në refuzim të marrjes së këtyre vaksinave”, shtoi ai.