Policia bjelloruse arrestoi qindra protestues në Minsk këtë të shtunë, në marshimin e mijëra njerëzve që kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Alexander Lukashenko.

Bjellorusia, një ish republikë sovjetike e lidhur ngushtë me Rusinë, është tronditur nga protestat masive në rrugë që kur Lukashenko pretendoi një fitore të madhe në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit. Ai mohon akuzën e kundërshtarëve të tij se zgjedhjet ishin manipuluar.

Protestuesit e së shtunës, shumica prej tyre gra, u përleshën me policinë, e cila më pas bllokoi rrugën e tyre dhe filloi të zgjidhte njerëzit nga turma, një nga një, tha dëshmitari.

Midis të arrestuarve, ishte edhe aktivistja 73-vjeçare e opozitës Nina Baginskaya, e cila është bërë një ikonë e lëvizjes protestuese pas përleshjeve me policë e armatosur muajin e kaluar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, një protestuese u mor me një ambulance, pasi ishte shtrirë në tokë, pa ndjenja.

U përleshën me policinë, arrestohen qindra protestues në Bjellorusi shkruan Vizion Plus.