Një inxhinier bërthamor dhe gruaja e tij u arrestuan dhe u akuzuan se janë përpjekur vazhdimisht për të kaluar sekrete në lidhje me nëndetëset bërthamore amerikane në një vend të huaj, por që vendi nuk përcaktuar.

Lajmi bëhet i ditur nga Washington Post, citojnë mediat italiane, sipas të cilave, bëhet fjalë për Jonathan Toebbe dhe gruan e tij Diana.

Plani i spiunazhit u zbulua nga FBI, agjentët e të cilit më pas kaluan si spiunë nga ai vend, duke krijuar një kurth për çiftin, i cili la informacionin në një paketë me një kartë digjitale, të mbështjellë me plastikë, të fshehur mes dy fetave bukë në një gjysmë sanduiç me gjalpë kikiriku.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";